Ronla Hajati, këngëtarja jonë, që do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’, ka qenë në qendër të vëmendjes që kur është zhvendosur në Torino. Fillimisht e censuruan për koreografinë (zh-veshjen), pastaj e bullizuan për mbipeshën dhe tani merr goditjen e radhës, pikërisht ditën që do të ngjitet në skenë për të performuar.

Nga Brazili i largët ka dalë “pronari” i veshjes së veçantë të përfaqësueses sonë në ‘Eurovision’. Ronela Hajati bëri jo pak bujë në ceremoninë hapëse të komopeticionit muzikor kontinental me veshjen, e cila u konsiderua shumë e guximshme.

Bëhet fjalë për një fustan blu me dizajn mongol në materialin shoqërues dhe një kapele të madhe në kokë. Zyrtarisht dihet se për imazhin e këngëtares sonë është kujdesur stilisti shqiptar Niko Komani. Sidoqoftë, autorësinë e veshjes së Ronla Hajatit e pretendon dikush tjetër. Një krijues nga Brazili, i quajtur Pedro Leopoldo tregon se skica e veshjes së këngëtares shqiptare në Eurovision është realizuar prej tij, madje që në prill të vitit 2020.

Ai ka bërë një postim në Instastory, ku shpjegon situatën dhe ngre shqetësimin se askush i ka marrë leje, as nuk ia ka dhënë atributet për punën e tij. Mbetet të shihet se si do të reagojë ekipi shqiptar i ‘Eurovision’ për këtë situatë të ndërlikuar.

Kujtojmë se Ronela do të ngjitet e para në skenën e madhe të ‘Eurovision 2022’, në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të 10 majit, ku do të performojë ‘live’ këngën e saj “Sekret”. Goditja e radhës, kësaj here për plagjiaturë në veshje, ia prish edhe më shumë humorin përfaqësuses sonë në këtë event të madh, madje mund të përbëjë njëlloj skandali më vete.