Dy 29-vjeçarë janë ndaluar dje nga policia franceze, pasi kanë goditur me shpullë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kohën që ai ishte duke përshëndetur njerëzit gjatë një takimi. Kreu i shtetit këto ditë është duke kryer një seri takimesh në qytete të ndryshme të Francës.

Sipas mediave franceze, agresori është një mbështetës i monarkisë. Ai u ndal menjëherë në momentin që goditi me shpullë presidentin nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. I arrestuari ka bërtitur moton e nostalgjikëve të mbretit: “Montjoie! Saint Denis. A bas la Macronie”.

Macxron sapo kishte dalë nga një shkollë hotelerie në Tain-l’Hermitage kur u godit me shpullë, ndërkohë që personat ndodheshin pas disa barrierave. Presidenti duhej të hynte në makinë, por pa personat që po e thërrisnin dhe shkoi drejt yre për t’i përshëndetur, por më pas ndodhi ngjarja e shëmtuar.

Dy personat e ndaluar nga policia janë Damien dhe Arthur. Pas incidentit, Macron ka vijuar vizitat e tij në qytete të tjera të Francës, sipas agjendës.