23 vite nga skandali seksual që përfshiu Shtëpinë e Bardhë, ku në qendër ishte marrëdhënia mes presidentit Bill Clinton dhe sekretares së tij Monica Lewinsky, gjithçka ka ndodhur në atë marrëdhënie sekrete do të shfaqet në televizion. Në shtator do të shfaqet në FOX seriali televiziv “Impeachment: American Crime Story” (Akuza: Histori krimi amerikane).

Monica Lewinsky do të interpretohet nga aktorja-këngëtare Beanie Feldstein, ndërsa ish-presidenti Bill Clinton nga aktori Clive Owen. Aktorja Edie Falco do të interpretojë Hillary Clinton. Mësohet se në këtë serial është përfshirë vetë Monica Lewinsky si producente, që duket se ka dëshirë jo vetëm të rrëfehet por edhe të hakmerret për ato që kanë ndodhur 23 vite më parë.

Vitet e fundit, Lewinsky ka zbuluar veten si shkrimtare, aktiviste dhe së fundi titullare e një shoqërie prodhimi. Në vitin 1998, ajo përfundoi në qendër të skandalit seksual që përfshiu atë dhe ish-presidentin Clinton. Kjo solli edhe një proces hetimi ndaj tij, i pari për një president të Amerikës pas një shekulli.