Duket se debatet nuk kanë fund sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pas debateve të forta mes Efit dhe Luizit, si edhe Bledit e Qetsorit, pak më parë ishte radha e Efit dhe Kiarës që të diskutonin me njëra-tjetrën.

Dy shoqet u përballën me njëra-tjetrën, teksa duket se hatërmbetja e Kiarës kundrejt Efit nuk ka përfunduar ende. Moderatorja është e mërzitur me Efin pasi ajo ka folur për të jashtë, ndërsa tha se ajo nuk ka hedhur asnjë foto me të.

Pjesë nga debati:

Kiara: Ke qënë me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin.

Efi: Vërtetë e ke?

Kiara:Po.

Efi: Seriozisht? Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë , i bië që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua.

Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën ti për vëmendje. Ti ke folur për mua jashtë, ndërkohë që unë thoja dua të pi kafe me Efin.

Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.

Kiara : Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur një foto me mua.

Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin do e jap. Je superfallco, je zhgënjim total. Nesë dikush ka pyetur se kush do e zëvendësoj Oltën në shtëpi, ja ku e keni.