Karriera e diskutueshme e Mario Balotellit (Palermo, 1990) ka pësuar një ‘kthesë’ të re. ‘Super Mario’ është larguar nga Adana Demirspor pasi për pak sa nuk u përplas fizikisht me trajnerin Vincenzo Montella në ndeshjen e fundit të Superligës turke kundër Ümraniyespor.
Futbollisti kontravers ka tashmë një ekip të ri, të 11-tin në karrierë. Në 12 vite ai ka ndërruar ekip 10 herë. 32-vjeçari italian do të luajë për skuadrën zvicerane Sion, me trajner Paolo Tramezzani.
Shifrat e Balotellit, sezon pas sezoni
Lumezzane (2005-06/Seria C1) –> 2 ndeshje / 0 gola
Inter (2007-08) –> 15 ndeshje / 7 gola
Inter (2008-09) –> 31 ndeshje / 10 gola
Inter (2009-10) –> 40 ndeshje / 11 gola
Manchester City (2010-11) –> 28 ndeshje / 10 gola
Manchester City (2011-12) –> 32 ndeshje / 17 gola
Manchester City (2012-13) –> 20 ndeshje / 3 gola
Milan (2012-13) –> 13 ndeshje / 12 gola
Milan (2013-14) –> 41 ndeshje / 18 gola
Liverpool (2014-15) –> 28 ndeshje / 4 gola
Milan (2015-16) –> 23 ndeshje / 3 gola
Nice (2016-17) –> 28 ndeshje / 17 gola
Nice (2017-18) –> 38 ndeshje / 26 gola
Nice (2018-19) –> 10 ndeshje / 0 gola
O.Marseille (2018-19) –> 15 ndeshje / 8 gola
Brescia (2019-20) –> 19 ndeshje / 5 gola
Monza (2020-21) –> 14 ndeshje / 6 gola
Adana Demirspor (2021-22) –> 33 ndeshje / 19 gola
Incidenti me Montella dhe paga e lartë e Balotellit (5 milionë euro në sezon) kanë qenë vendimtare si shkaqe që Adana Demirspor t’i japë duart italianit. Te Sion, ku ka firmosur deri në vitin 2024, do të fitojë 3 milionë euro në sezon. Prania në stol e italianit Paolo Tramezzani ka qenë vendimtare që ‘Super Mario’ të vendosë të luajë në Zvicër, në vend që të pranojë ofertën e AEK-ut të Athinës.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë marrëdhënia e tij me Christian Constantin, presidentin kontrovers të Sion-it, një makineri e vërtetë për ‘copëzimin’ e trajnerëve. “Duke njohur si janë Constantin dhe Balotelli, pres shkëndija dhe kam frikë se marrëdhënia e tyre nuk do të zgjasë shumë”, – shpjegon Stefano Marelli, kryeredaktor i ‘La Regione’ për ‘La Repubblica’.