Burnley ka bërë të ditur se do të përdorë inteligjencën artificiale për të gjetur talentet më të mirë të futbollit botëror.

Skuadra e Premier League do të bashkëpunojnë me platformën AiSCOUT dhe kanë nisur një “kërkim global talentesh”, për të gjetur lojtarët më të mirë mbi 14 vjeç që mund t’i bashkohen Akademisë së tyre.

Lojtarët do të mund ta përdorin aplikacionin për të ngarkuar videot ku bëjnë ushtrime individuale specifike, në fillim fizike dhe më pas teknike.

Do të jetë pikërisht inteligjenca artificiale e AiSCOUT që do të ofrojë një pikësim dhe informacionet që do të merren do të mund të përdoren nga klubi.

Burnley ka pohuar se lojtarët “e jashtëzakonshëm” që do të identifikohen nga ky aplikacion, do të ftohen të marrin pjesë në një provim zyrtar në Akademi brenda fundit të vitit, me mundësinë për t’u bërë pjesë e skuadrës së moshave.