E mbani mend bukuroshen bionde që punonte si velina e emisionit ‘Zonë e Lirë’, e njohur nga të gjithë si Sofia?

Prej disa vitesh ajo është shkëputur nga ekrani, por është shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Edhe pse emri i saj i vërtetë është Romina Alku, ajo mban emrin e saj të artit në rrjete sociale.

Profili i saj ra në sy nga të gjithë ndjekësit në një koment të bërë së fundmi në një postim të gazetares Kozeta Kurti, lidhur me intervistën e bërë nga Doktori i Fiksit, Gent Pjetri.

E Sofia e Zonës së Lirë la një koment pikërisht në këtë postim të sajin, duke vlerësuar me superlativa Gentin dhe i uron të kthehet sa më shpejt në ekran.

“Respekte. Doku eshte njeriu me fantastik qe kam njohur dhe artist i madh . Respekte Doku , sherim te shpejte e te rikthehesh sa me pare ne ekran per ti rikthyer buzqeshjen shqiptareve !”, shkruan ajo në postimin e Kozetës, teksa gazetarja e ka vlerësuar duke u përgjigjur: Më në fund, dikush që tha ‘shërim të shpejtë‘ dhe nuk u mor me gotat e doktorit. Miss u‘.