Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi dhe partnerja e tij, Marigona, pak ditë më parë janë bërë për herë të parë prindër të një djali. Robin ndau disa foto me të birin dhe Marigonën duke shkruar se i është realizuar ëndrra më e bukur në jetë.

“Falenderimi i takon Zotit! Sot unë u bëra Babë! Zoti ma mundësoj që të kem nga sot një Djalë.. Ma mundësoj që ëndrren më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mija për herë të parë dhe nuk ju besoj syve të mi…Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bënë të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur ti pash sytë e tu për herë të parë zemra ime, unë tani jamë i përmbushur”-shkroi ai.

Modelja u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të ndjekësve të naj në një intervistë virtuale në Instagram.

E pyetur nëse është kompletuar me ardhjen në jetë të djalit, modelja ka thënë: “Besoj se në jetë kemi shumë gjëra që duam dhe jo çdo herë jemi të kënaqur, por disa gjëra të bukura nuk përshkruhen me fjalë dhe këtë ndjesi nuk mund ta përshkruaj. Uroj ta përjetojë çdo grua.”

Nuk kam patur asnjë herë regjim ushqimi. Ka të bëjë me metabolizmin. Edhe e rëndësishme është mos të hani për dy persona gjatë shtatzënisë.”