Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II solli në jetë katër fëmijë: Mbretin aktual, Charles III, Princeshën Anne, Princin Andrew dhe Princin Edward. Por, edhe pse ishte një nga personazhet më publikë jo vetëm në vendin e saj, por në të gjithë botën, nuk ekziston sot asnjë foto (të paktën publike) nga periudha kur mbretëresha ka qenë në pritje të ëmbël.

Por përse nuk ekziston një foto e tillë? Sigurisht, që ky vendim nuk ishte marrë nga mbretëresha e ndjerë, por për shkak të protokollit mbretëror që ndalonte ndalonte në mënyrë të prerë që ajo të shfaqej në publik si grua shtatzënë. Dhe përveç kësaj, ajo nuk është lejuar të flasë publikisht as për 4 pritjet e saj të ëmbla. Kjo sepse shtatzania shihej si tabu e asaj kohe dhe shtatzania shihej si diçka që duhej mbrojtur.

E dini se si ka arritur mbretëresha ta fshehë shtatzaninë e saj? Duke veshur pallto apo bluza të gjera, ndërsa kur i afrohej koha për të sjellë në jetë fëmijët, ajo qëndronte larg jetës publike.

Mbretëresha u bë nënë për herë të parë më 16 nëntor 1948, dita kur solli në jetë mbretin Charles III.