Tottenham e ka pare veten keq ne minutat e para ndaj Frankfurt dhe sigurisht goli i shenuar nga miqte me Kamada pas 14 minutash ka sjelle fantazma por kur ke Son ne ekip duhet te jesh i qete! Pikerisht ai barazoi shifrat ne 1-1, me pas Harry Kane shenoi golin e 2-1 dhe ne fund te pjeses se pare serish koreani me voley arriti te realizonte golin e 3-1.

VIDEO GOLI I SON

Po fiton nderkohe edhe Marseille ne fushen e Sporting pasi vendasit mbeten me dhjete. Guenduzi ishte autor i golit te avantazhit me penallti dhe me pas dyfishimi erdhi me Alexis Sanches.

Liverpool e nisi si mos me keq ndaj Rangers dhe pesoi gol nga Arfield por Fimino do te kthente barazpeshen ne pjesen e pare me golin e realizuar prej tij, qe eshte ne nje moment te shkelqyer forme.

VIDEO GOLI FIRMINO

Porto nderkohe po fiton ndaj Leverkusen qe ka humbur edhe penallti ne pjesen e pare. Bayern ka mbyllur 45′ e para me kater gola ndaj Plzen dhe kualifikimin tashme te garantuar per fazen tjeter (Mane, Muller dhe Gorteza dy here autoret)