Sonda “Mars 2020” e NASA, nisur vitin e kaluar nga Toka, ka mbërritur në planetin Mars dhe ka dërguar imazhet e para nga “planeti i kuq”. Misioni i kësaj sonde është të grumbullojë sa më shumë informacione në lidhje me të shkuarën e këtij planeti, nëse aty ka patur jetë më parë, duke mbledhur dhe analizuar kampionë në sipërfaqe dhe brendësi të sipërfaqes së Marsit.

Për pasojë, sonda do të kërkojë për jetën në vende të planifikuara që më parë, siç është krateri Jazero, fundi i një “liqeni” antik, ku shkencëtarët mendojnë se mund të gjejnë gjurmë të jetës në Mars.

Misioni “Mars 2020” ka dërguar imazhet e para nga Marsi, vetëm pak sekonda pasi është ulur në sipërfaqe. Sonda është ulur pikërisht në kraterin Jazero, ku mendohet se nën sipërfaqen e tij mund të ketë ende shenja jete së të kaluarës.

Ulja e sondës në “planetin e kuq” u realizua me sukses dhe nuk pati asnjë problem. Ajo u nis nga Toka më 30 qershor 2020 dhe ka përshkuar gati 3.9 milionë kilometra në 7 muaj dhe është misioni i tretë që mbërrin në këtë planet në harkun kohor të 10 ditëve (pas misionit Hope të Emirateve Arabe dhe Tianwen-1 të Kinës).