Dje 5 maji u festua në mbarë botën “Dita Botërore e Fjalëkalimit” ose ndryshe “Pasword”, një ditë botërore e krijuar nga Intel në vitin 2013 me qëllim që të kontribuojë në ndërgjegjësimin për sigurinë dixhitale.

Një çështje shumë aktuale duke marrë parasysh të gjitha sulmet e hakerëve ndaj të cilave kompanitë dhe përdoruesit janë të ekspozuar në një shoqëri ultra të lidhur, ku keni përdorues personalë – dhe për rrjedhojë kombinime të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit – për shumicën e shërbimeve dixhitale: nga posta elektronike deri te blerjet në internet, nga profilet sociale tek llogaritë për përdorimin e muzikës dhe serialeve televizive.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar zbuloi se 23 milionë njerëz në mbarë botën kanë përdorur fjalëkalimin “123456”. Ndërsa sipas një sondazhi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar nga kompania Uswitch, një në katër përdorues ende e shkruajnë fjalën e tyre kyçe në një fletë letre.

Sondazhi tregon gjithashtu se 30% e njerëzve përdorin vitin e tyre të lindjes dhe 39% përdorin emrin e një kafshe si pjesë e fjalëkalimit të tyre. Të gjitha informacionet që hakerët përdorin në radhë të parë për të hyrë në profilet personale të përdoruesve.

Kompania e sigurisë Check Point Software Technologies përpara Ditës Botërore të Fjalëkalimit përshkruan pesë rregullat që duhen ndjekur për të krijuar një fjalëkalim të sigurt:

përdorni një kombinim karakteresh; krijoni fjalëkalime të ndryshme për shumë shërbime; sa më i gjatë të jetë fjalëkalimi, aq më i sigurt është; ndryshoni rregullisht i fjalëkalimeve, Autentifikimi me dy faktorë është thelbësor