A arrini ta njihni dot menjëherë se kush është personazhi në foto?

Me siguri tiparet ia njihni, por duket e vështirë ta dalloni direkt. Epo po jua themi ne.

Është këngëtarja e suksesshme shqiptare, Rina Balaj.

Reperja e njohur ka ndarë foton me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale teksa zbulon se bëhet fjalë për një foto të dhjetorit të vitit 1999.

Rina Balaj është aktualisht një nga këngëtaret më të dëgjuara në vend, teksa ka sjellë disa këngë që janë kthyer në hite.

Së fundmi, sa i përket romancave të saj, Rina i dha fund lidhjes disa vjeçare me Sinboy, reperin shqiptar që po vijon karrierën e tij në Greqi.