Gareth Southgate ka zgjedhur tre sulmuesit më të fortë të Europës.
Trajneri i Anglisë, siç ka bërë të ditur Goal, ka komentuar shortin për kualifikueset e botërorit në Katar, duke folur edhe për rivalin më të vështirë: Polonia e Robert Lewandowskit.
“Besoj se Robert është një lojtar fantastik dhe është me të vërtetë i jashtëzakonshëm si numër 9”, ka thënë Southgate.
“Kur e shikon, ose shikon Harry Kane dhe Romelu Lukaku nuk mund të mos thuash se janë numrat 9 më të fortë në Europë”.
“Lewandowski është një lojtar që mund të të ndëshkojë dhe besoj se do të jetë një sfidë e bukur kundër tij”, ka përfunduar Southgate.