Beteja për përdorimin e vaksinave bëhet gjithnjë e më e fortë në të gjithë botën. Në Spanjë, Ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias, ka bërë me dijse se vaksina anti-Covid e AstraZenca do të përdoret vetëm për personat mbi 60 vjeç.

Ajo shtoi se ende nuk është marrë një masë nëse kjo vaksinë do të përdoret nga personat nën këtë moshë, që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca, si mësuesit apo policët. “Po vlerësojmë përdorimin e saj edhe me dozën e dytë”, tha Darias.

Ndërkohë, në Gjermani, zona e Bavarisë ka firmosur një parakontratë për të marrë një sasi të madhe të vaksinës ruse Sputnik. Lajmin e konfirmoi presidentit i këtij landi, Markus Soeder.

Nëse vaksina anti-Covid e prodhuar nga Sputnik do të aprovohet në Europë, atëherë në Bavari do të mbërrijnë rreth 2.5 milionë vaksina që në muajin korrik”, tha Soeder.