Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e Lazio-s në javën e pestë të kampionatit italian të futbollit.
Një fitore me përmbysje për skuadrën e Luciano Spalletti-t, që e ka parë veten në disavantazh vetëm pas katër minutash lojë pas një goli të Zacagni-t.
Sfida e luajtur në Olimpico ka qenë shumë e hapur dhe me ritme të larta nga minuta e parë deri tek ajo e fundit, me të dy ekipet që kanë kërkuar vazhdimisht golin.
VIDEO – PERMBLEDHJA E LAZIO-NAPOLI- VIDEO
Në fund ka fituar skuadra që ka krijuar më shumë dhe që ka qenë më e saktë para portës. Ka qenë blerja e re e Axurrëve Kvaratskhelia që ka vendosur takimin me një gol të bukur në minutën e 61-të pasi Kim Min-Jae kishte barazuar ndeshjen në të 38-ën.
Khvicha Kvaratskhelia ka qenë i përfshirë në pesë gola në Serinë A, më shumë se çdo lojtar tjetër në katër ndeshjet e para si titullar në kompeticion me Napoli-n nga kthimi i Axurrëve në kategorinë kryesore të futbollit italian (2007/08).
Një fitore që vjen pasy barazimesh radhazi për Napoli-n dhe që e ndihmon skuadrën e Spalletti-t të kapë Milan-in në krye të renditjes dhe të pozicionohet në vendin e parë falë diferencës së golave më të favorshme.
Lazio, nga ana tjetër, mbetet në vendin e shtatë të klasifikimit me vetëm 8 pikë të grumbulluara në pesë javët e para të kampionatit.