“Papa Françesku takon Spiderman”. Ky nuk është titulli i ndonjë filmi, por realiteti. Në meshën që Papa Françesku ka kyer në vatikan, ishte i pranishëm mes njerëzve dhe një i ri, që ishte veshur me kostumin e Spiderman.

Ai ishte ulur në reshtat e para për të dëgjuar fjalët e Papës. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin nga Savona (Itali), Mattia Villardita, që organizon festa për fëmijët e shtruar në spitalet e ndryshme (pediatri).

Vitin e kaluar, presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, e kishte nderuar të riun me titullin honorifik “Kalorës” për merita ndaj Republikës. Edhe Papa Françesku e vlerësoi punën këtij djaloshi.

Ai është mik i fëmijëve, pasi u dhuron atyre buzëqeshje dhe u lehtëson dhimbjen”, tha kreu i Vatikanit, që e takoi djaloshin pas meshës dhe mori si dhuratë nga ai uniformën e Spiderman.