E dinit se shumë minerale mund të gjenden në spinaq? Disa prej tyre jane kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi, mangan dhe fosfor.
Nga vitaminat, spinaqi përmban vitamina A, C, E, K, vitamina të kompleksit B (B6, B2, B1) dhe acid folik (vitaminë B9). Spinaqi gjithashtu përmban acide yndyrore omega 3.
Kjo perime jeshile është në listën e “superushqimeve” për antioksidantët e saj të rëndësishëm si luteina, zeaxanthin dhe beta carotene.
Falë tij, organizmi mbrohet më lehtë nga toksinat, bakteret dhe viruset. Megjithatë, nuk është mirë që të gjithë të hanë spinaq çdo ditë.
Sipas të dhënave nga Agjencia Amerikane e Barnave, është veçanërisht i rrezikshëm për pacientët që pinë hollues gjaku, për shkak të nivelit të lartë të vitaminës K që mund të anulojë efektin e këto pilula.
Gjithashtu mund të çojë në probleme me tretjen, diarre, gazra dhe fryrje. Për shkak të faktit se përbërësit e spinaqit mund të ndërveprojnë me disa ilaçe, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.