Leonardo Spinazzola ka nisur periudhën e rikuperimit pas dëmtimit të pësuar gjatë Europianit në ndeshjen e luajtur mes Italisë dhe Belgjikës.

Mbrojtësi i Roma-s  kërkon të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion. Për momentin objektivi është që të kthehet në muajin nëntor, siç ka thënë disa herë vetë lojtari.

Mbrojtësi i verdhekuqve ka vendosur të tregojë progresin që po bën në rrjetet sociale.

Në profilin e tij në Instagram, në fakt, ai ka publikuar disa stories që tregojnë ushtrimet që po bën për të rifituar ndjeshmërinë në këmbë.

Në ushtrimin e parë, ylli i Roma-s zhvendos disa shkopinj. Filmimi i dytë është më argëtues, me Spinazzola-n që shfaqet duke “luajtur” tris me këmbë.

Këmba është akoma e fryrë, por kjo është vetëm dita e tretë e fazës së rehabilitimit.