Të mbrohet deti nga mbetjet plastike. Në pritje të Ditës botërore të oqeaneve, që festohet çdo vit më 8 qershor, kthehet një nismë që nxit komunitetin global të sportivëve t’i transformojnë stërvitjet në një kontribut real në favor të ambientit.

Run for the Oceans 2022 parashikon këtë vit edhe disiplina të reja për të qenë gjithmonë dhe më përfshirëse, por, mbi të gjitha, është një veprim konkret që mund të bëhet nga të gjithë.

Si merret pjesë – E organizuar nga adidas dhe nga partneri i saj preh shumë kohësh Parley for the Oceans, Run for the Oceans synon të promovojë një ndryshim efektiv me ndihmën e kujtdo dhe kudo në botë.

Për të aderuar dhe për të qenë pjesë aktive, është e mundur të regjistrohesh deri në 8 qershorin e ardhshëm në adidas.com/runfortheoceans dhe të marrësh pjesë nga aplikacioni  Runtastic o su Joyrun, Codoon, Yeudongquan ose Strava.

Nga këtu, për çdo dhjetë minuta të aktivitetit të përzgjedhur, nga vrapimi, te tenisi, te futbolli, – të regjistruara nga pjesëmarrësit, Parley do të pastrojë plazhe, ishuj dhe brigje nga mbetje të barasvlershme me peshën e një shisheje plastike, para se të arrijnë oqeanet (deri në një maksimum prej 250 mijë kg).

Impenjim global – Nga 2017-ta, Run for the Oceans ka bashkuar në nivel botëror më shumë se 8.2 milionë vrapues, që kanë përshkuar në total mbi 81.7 milionë kilometra.

“Duke i bërë një apel komunitetit të sportivëve mund të bëjmë një ndërhyrje konkrete ndaj mbetjeve plastike, duke u siguruar pjesëmarrësve një eksperiencë në të cilën veprimet e tyre dhe pasioni i tyre të mund të kontribuojë realisht në pastrimin e oqeanit”, ka nënvizuar Katja Schreiber, zëvendëspresidente e degës Sustainability të adidas.