Milani bëri gjithçka për të përmirësuar dhe kompletuar skuadrën në dispozicion të trajneri Pioli në verë. Pavarësisht fitimit të Scudetto-s në maj, diçka ishte e nevojshme për të mbetur konkurrues, madje edhe në Evropë.

Megjithatë, një repart që do të duhet të përmirësohet dhe të përforcohet në 2023 është sigurisht sulmi. Si për moshën tashmë të lartë të Giroud dhe Ibrahimovic, ashtu edhe për dëmtimet e shumta që kanë pësuar sulmuesit kuqezi kohët e fundit.

Për këtë arsye, siç shkruhet edhe në gazeta, objektivi numër një i Paolo Maldinit dhe ekipit të tij të transferimit do të jetë gjetja e një numri 9 të shëndetshëm, të ri dhe të fortë për vitin e ardhshëm.

Sot qarkulluan disa emra sulmuesish, me sa duket në fletoren e Maldinit. Këta janë të rinj dhe me talent që në të ardhmen mund të shndërrohen në top player. Por sipas përditësimeve të Sportmediaset do të kishte edhe një emër më të gatshëm mes atyre të ndjekur nga Milani.

Një futbollist që aktualisht luan në Serinë A dhe prej disa vitesh po tregohet një element i shkëlqyer. I referohemi portugezit Beto Betuncal, i lindur në vitin 1998 që luan për Udinese. Një nga surprizat e kampionatit të kaluar italian, pasi falë fizikut dhe sensit të golit u imponua menjëherë në debutimin e tij me fanellën bardhezi.

Redaksia Sportmediaset shfaq njëfarë besimi për Beton si objektivin e Milanit në të ardhmen. Portugezi 24-vjeçar përfaqëson prototipin e sulmuesit të papërmbajtshëm fizikisht, të aftë në lojën ajrore dhe në mbajtjen e topit. Teknikisht është ndoshta më pak brilant se profilet e tjera të ndjekura, por sigurisht që meriton lëvdata dhe ndjekje.

E vetmja pengesë mund të jetë çmimi. Udinese, historikisht një “dyqan” i shtrenjtë dhe i disponuar për fitime kapitale, mund të kerkoje shumë: të paktën 35 milionë euro për kartonin e Beto, qe e paguan 10 milionë euro në 2021. Nuk përjashtohet fakti që Milani vitin e ardhshëm mund të synojë një revolucuion në sulm: përveç Betos edhe një talent tjeter në perspektivë për të revolucionarizuar dhe për të parë nga e ardhmja.