Pas dy humbjeve në dy përballjet e mëparshme të këtij sezoni, skuadra e San Antonio arriti të fitojë sot 118-109 ndaj Lakers. 6 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, me Aldridge që bëri diferencën në parket, duke realizuar 28 pikë. Për Lakers, LeBron dhe Davis realizuan 50 pikë së bashku, por të pambështetur si duhet nga skuadra.

Philadelphia është mundur 122-109 nga Brooklyn, humbja e dytë sezonale. Ndeshje e mirë e Joe Harris, që realizoi 28 pikë për Nerts, ndërkohë që Philadelphia, pavarësisht humbjes, mban ende kreun në Lindje. Fiton edhe ekipi i Dallas, që mposhti 124-117 Denver jashtë fushe, me Doncic që realizoi 38 pikë e 13 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Philadelphia, 122-109

Memphis – Cleveland, 90-94

Denver – Dallas, 117-124

Lakers – San Antonio, 109-118

Portland – Minnesota, 135-117