Përfitimet financiare nga shitja e vaksinave anti-Covid ka krijuar të paktën 9 miliarderë të rinj në botë, lajm ky që konfirmohet nga “The People Vaccine Alliance”. “Miliarderët e rinj kanë një fitim neto prej 15.8 miliardë eurosh së bashku, mjaftueshëm për të vaksinuar nga një herë të gjithë personat në vendet e varfra”, thuhet në këtë studim.

Ndër miliarderët e rinj janë administratori i Moderna, Stephane Bancel dhe ai i BioNTech, Ugur Sahin. “Këta miliarderë të rinj janë pasuruar nga fakti se kompanitë e tyre farmaceutike kanë monopolin në lidhje me vaksinat ndaj koronavirus”, komenton Anna Marriott, drejtuese e Ocfam.

Këta miliarderë të rinj dhe të tjerë të kësaj bote farmaceutike kanë së bashku një pasuri prej 32.2 miliardë eurosh si pasojë e të ardhurave që kanë nga shitja e vaksinave”, tha Marriott. Mes personave të rinj miliarderë është edhe një nga pronarët e kompanisë prodhimit të vaksinës kineze të CanSino Biologics.