Ndërhyrja e fundit kirurgjike në gju duket se nuk e ka cënuar aspak formën perfekte fizike të legjendës së muzikës Rod Stewart.

Këtë e dëshmon një video e postuar nga vetë këngëtari anglez me origjinë nga Skocia, 77 vjeç, ku ai shfaqet duke bërë një stërvitje si një atlet profesionist.

Një mënyra aspak banale për t’u përgatitur për turneun që do të zhvillojë për albumin e tij të fundit “The Teras of Hercules”, i publikuar nëntorin e kaluar.

Rod Stewart ka bërë ironi me një mesazh në profilin e tij në Facebook: “Jam kthyer në maksimumin e formës dhe shpresoj të grumbullohem nga kombëtarja e Skocisë”.

Stewart është një nga yjet më të suksesshëm të muzikës. Ai ka shitur më shumë se 250 milionë albume në të gjithë botën në karrierën e tij. Shitje nga të cilat ka grumbulluar një pasuri prej 300 milionë dollarësh.