Reperi i njohur shqiptar Stresi ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për të gjithë fansat e tij. Ai ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se ka anulluar të gjitha koncertet e tij.

Përmes një video të publikuar pak orë më parë, ai i kërkoi ndjesë publikut të tij për këtë vendim të marrë.

Sipas arsyes që ai jep, Stresi tregon se ai ka nevojë për pak qetësi, duke mos dhënë shpjegime të tjera.

“I kërkoj ndjesë publikut. I kërkoj ndjesë të gjithë klubeve ku do performoja, por anulloj çdo aktivitet timin. Kam nevojë për qetësi”. – shkruan reperi në profilin e tij në Instagram.

Nuk dihen detaje të tjera se pse reperi vendosi menjëherë të merrte këtë vendim të papritur dhe nëse ky vendim ka lidhje me vdekjen e mikut të tij Brilant Martinaj.