Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin Stresi ka bërë një lajmërim të papritur për të gjithë ndjekësit e tij.

Në një publikim në rrjetet e tij sociale mbi koncertet e këtij muaji, Stresi ka njoftuar se ky do të jetë koncerti i fundit për këtë vit.

Edhe pse nuk është një lajm shumë i mirë për fansat e tij në koncerte live, askush nuk ka pse të shqetësohet nga kjo shkëputje e Stresit.

Stresi shkruan në njoftimin e tij se do të lançojë dy këngë të reja, duke nënkuptuar kështu se do t’i përkushtohet projekteve të reja.

“Ky do të jetë show i fundit dhe do të rikthehem mbas vitit të ri deri me datën 21 do lançohen 2 këngë”- shkruan Stresi në Instagram.