Stresi është një nga reperët më të rëndësishëm në Shqipëri që ka sjellë shumë hite ndër vite, ndërsa është shumë i komentuar edhe në mediat rozë.  Pjesë e tregut muzikor vendas prej vitesh, reperi numëron shumë fansa në Shqipëri.

Së fundmi, duket se reperi është shumë i zënë me projektet e tij, aq sa nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u marrë me rrjetet e tij sociale. Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram Stresi ka lajmëruar se ka hequr dorë nga menaxhimi i Tiktok-ut të tij.

Ai shkruan se ka hequr dorë përfundimisht nga menaxhimi i Tik Tok-ut duke ia dorëzuar dikujt tjetër. “Përfundimisht heq dorë nga Tik Tok por do të jetë në menaxhim të @anestezioni se na çau me mer me thon Shnet lale shifemi neper koncerte etj…”- shkruan Stresi.

Kujtojmë që reperi shqiptar u shpall edhe fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Duket se kërkesat për të pasur në koncerte dhe evente të ndryshme Stresin janë shtuar edhe më shumë pas këtij triumfi.