Reperi i famshëm shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka bërë një postim shumë emocionues sot.

Shpeshherë, përmes publikimeve në rrjete sociale ai ndan foto të prindërve të tij, duke treguar dashurinë e madhe për ta.

Edhe këtë të martë, ai ka vendosur të bëjë një publikim emocionues, duke ndarë një foto të të atit dhe të ëmës e duke i dedikuar disa fjalë prekëse.

Përbri fotos ai shkruan se sa i do ata dhe nuk e imagjinon dot se si do të ishte jeta e tij pa dy njerëzit e shtrenjtë.

“Ju mendoni akoma për mu! Kur jeni po aq të rinj sa ju, mbaj mend për herë të parë që ju pashë dhe kuptova fjalën Nënë e Babë.

Veç sesi të jetoj pa ju nuk mund ta imagjinoj. Ju du pafund” – shkruan reperi i njohur në një postim në Instastory, duke emocionuar të gjithë ata që e kanë parë këtë postim.