Stresi është një nga reperët më të famshëm në Shqipëri, që numëron me mijëra fansa në të gjithë vendin.

Prej më shumë se një dekade, ai është pjesë e tregut muzikor, teksa e shohim shumë shpesh edhe në televizion.

Mirëpo përveç këngës, Stresi është tepër i dhënë edhe pas politikës, teksa njihet si një nga simpatizantët më të flaktë të Partisë Demokratike e veçanërisht ish-kryeminstrit Sali Berisha.

Për këtë të fundit, ai ka treguar edhe një sekret lidhur me ëndrrat e tij të fëmijërisë. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ai zbulon se kur ishte në klasë të parë, kishte si ëndërr të bëhej njeriu më i besuar i Sali Berishës, njëjtë si i ati, gjithashtu njeri i njohur, Sali Lushaj.

“Cila është ëndrra jote e fëmijërisë?”, ishte pyetja e ndjekësit të Stresit, ndërsa ai i përgjigjet. “Të isha njeriu më i afërt dhe më i besuari i Sali Berishës si baba im dhe kur isha fëmijë. Kështu, i thoja nënës time dua të bëhem si babai me ruajtur Berishën. Isha i vogël në klasë të parë”, shkroi Stresi në Instagram, ndërsa tregon edhe një foto të tijën kur ka qenë fëmijë në një nga mitingjet e Sali Berishës.