Arkimed Lusha ose i njohur nga të gjithë ne si Stresi është kthyer në një nga protagonistët kryesor të “Big Brother Vip Kosova”.

Një ndër gjërat që më së shumti i pëlqen Stresit të bëjë në “BBVK” është të bisedojë drejtpërdrejtë me kamerën, e keni vënë re besoj. Edhe së fundmi ai ka bërë një bisedë të tillë, por këtë herë ka komentuar dy opinionistët e “Big Brother Vip Kosova”, Olti Currin dhe Afërdita Paqaradën.

Tek Olti, Stresi “vuri duart kokës” duke u shprehur se është sa i mirë edhe i vështirë. Ndërsa për ish-miss Kosovën nuk i kurseu komplimentat.

“Mos paç punë me Olti Currin. Është edhe i mirë edhe i vështirë. Ndërsa për të bukurën Afërditë nuk kemi çfarë të flasim.”