Në Amerikë, 5800 persona janë infektuar me koronavirus edhe pse kanë marrë vaksinën anti-Covid. Ky numër është shumë i ulët krahasuar me shifrën e 77 milionë personave që kanë marrë vaksinën anti-Covid. Madje ai përbën vetëm 0.01% të të popullsisë deri më tani të vaksinuar, çka tregon se efikasiteti i vaksinave që janë aplikuar në Amerikë ka qenë i lartë (Pfizer, Moderna dhe Johnson&Johnson).

Këto të dhëna jana publikuar sot nga CDC (Center for Disease Control and Prevention) në Amerikë, që bazohet tek të dhënat zyrtare që vijnë nga të gjitha qendrat e vaksinimit. Nga këta 5800 persona të infektuar, 396 prej tyre kanë patur nevojë për asistencë spitalore, pasi e kanë kaluar koronavirus në gjendje të rëndë dhe 74 prej tyre kanë ndërruar jetë.