96.4% e britanikëve që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid të AstraZeneca apo Pfizer kanë arritur të krijojnë antitrupa ndaj virusit. Është kjo e dhëna e dalë nga një studim i kryer te 8,517 të vaksinuar në Angli dhe Uells dhe publikuar sot nga e përditshmja “Guardian”.

Kjo përqindje është gati maksimale, 99.08% te personat pas marrjes edhe të dozës së dytë të vaksinës, çka tregon për efikasitetin që kanë këto vaksina. Sipas studimit, pas dozës së parë, krijohen antitrupa pas 28-34 ditësh. Ndërsa 7-10 ditë pas dozës së dytë, përqindja e krijimit të antitrupave është gati 100%.

Praktikisht, njerëzit janë të mbrojur që pas dozës së parë dhe ky është një lajm fantastik. 9 nga 10 personat e rritur të vaksinuar në Britaninë e Madhe kanë prodhuar antitrupa që pas dozës së parë. Pas 4 javëve të para të dozës së parë, rezultati si te vaksina Pfizer ashtu dhe AstraZeneca është identik”, tha Maddie Shrotri, autori i studimit.