Një studim i vitit 2019 i kryer mbi karkaleca nga Suffolk, Mbreterine e Bahskua, tregoi pozitivitetin e tyre ndaj disa substancave, duke përfshirë kokainën, ketaminë, Xanax dhe Valium. Ai u publikua në revistën Environment International, ku shkencëtarët nga King’s College në Londër analizuan nivelet e mikrondotësve në mostrat e ujit dhe karkalecave Gammarus pulex nga 15 vende të ndryshme në Suffolk County, Anglia lindore.

Për habinë e tyre të madhe, ata më pas zbuluan gjurmë të të paktën 67 përbërjeve të ndryshme kontaminuese, ndër më të zbuluarat ishte kokaina, e cila u zbulua në çdo karkalec të vetëm nga të 15 vendet.

“Shfaqja e rregullt e drogës në jetën e egër ka qenë befasuese,” tha në një deklaratë shkencëtari i King’s College Dr. Leon Barron. “Ne mund të presim t’i shohim ato në zona urbane si Londra, por jo në rezervuarë më të vegjël, më ruralë.”

Prania e pesticideve të ndaluara prej kohësh në Mbretërinë e Bashkuar përbën gjithashtu një sfidë të veçantë, pasi burimet e tyre mbeten të paqarta. “Shkaku i kësaj është i paqartë”.

“Studiuesit tani po kryejnë hetime të mëtejshme për të kuptuar efektet e këtyre substancave në karkaleca deti dhe kafshë të tjera ujore. , dhe ata do të përpiqen të hetojnë nëse fenomeni është i kufizuar në Suffolk apo nëse është më i përhapur në Mbretine e Bashkuar.