Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit janë më të prirur për të përjetuar sulm në zemër në janar dhe dhjetor sesa në muajt e tjerë të vitit. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë arsyen pse më shumë  njerëz vuajnë nga sulmet në zemër në këtë periudhë.

Vdekjet si pasojë e sulmeve kardiake ishin më të ulëta në korrik, dhe më pas arritën kulmin ditën e Krishtlindjes. Pati një rënie të lehtë, dhe më pas një tjetër kulm më 1 janar. Shkalla e vdekjeve kardiake mbeti e lartë deri në janar, dhe më pas filloi të bjerë në pranverë dhe në fillim të verës.

Pra shkencëtarët e kanë vërtetuar tashmë se ekziston një sezon sulmi në zemër i lidhur me dhjetorin dhe janarin. Por ata nuk janë të sigurt mbi arsyen pse ndodh kjo. Autorët e studimit të vitit 2004,shqyrtuan disa shpjegime të mundshme.

Rënia e temperaturave gjatë muajve të dimrit është fajësuar prej kohësh për sulmet në zemër, sepse moti i ftohtë e rrit presionin e gjakut dhe i ngushton enët e gjakut.  Studime të tjera kanë zbuluar se paraqitjet në repartin e urgjencës binin gjatë festave dhe rriteshin të nesërmen e tyre.

Autorët supozuan se ndoshta njerëzit nuk duan të ndërpresin apo t’i prishin festën të tjerëve. Nëse një person ndjen një ndjesi si shpimi i gjilpëre në krahun e tij apo një dhimbje gjoksi të fortë, ai mund ta ngatërrojë atë me një dispepsi si pasojë e teprimit me ushqimet…