Rreziku i një infarkti të miokardit mund të parashikohet përmes një kontrolli rutinë tek okulisti. Është ky rezultati i një studimi të “European Society of Human Genetics”.
Kërkuesit kanë zbuluar se një kombinim informacionesh mes vijave të gjakut në retinën e syrit me faktorët klinikë tradicionalë, mund të lejojnë identifikimin e një ataku në zemër.
Ana Villaplana-Velasco, një nga kërkueset e këtij studimi, shpjegon se ndryshimet në vaskularitetin e retinës mund të ofrojnë informacione të ndryshme për shëndetin e njeriut. Ndaj, ajo dhe kolegët e saj vendosën të përdorin imazhin e retinës, një teknikë e konsideruar si joevazive, pikërisht për këtë qëllim.
Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët analizuan modelet komplekse të degëzimit të sistemit vaskular të retinës, duke analizuar të dhënat e përfshira në një “biobankë britanike”, që mbulon të dhënat e shëndetit dhe stilit të jetesës së 500,000 njerëzve.
Në fund, studiuesit zbuluan se një madhësi e veçantë e retinës, e quajtur madhësia fraktale, së bashku me modele të ndryshme të degëzimit të enëve të gjakut, mund të lidhen me rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës dhe rrjedhimisht me infarktin e miokardit.
Një zbulim befasues që në fakt krijoi një model të ri vlerësimi që lejon klasifikimin e subjekteve njerëzore me rrezikun më të madh të infarktit të miokardit më mirë se modelet e tjera të ngjashme të krijuara më parë me një parashikim deri në pesë vjet përpara ngjarjes.