Meqë dimri duket sikur nuk ka ndër mend të largohet, duhet të mësohemi me idenë se do të vazhdojmë të shohim ndeshje ku ka shumë rreshje shiu, por edhe dëbore në disa vende…

Dhe, mes tyre, në Mynih sidomos parashikohet një atmosfertë totalisht e ftohtë dhe ngrica të mëdha. Në fakt, jemi te 1 gradë celcius dhe sot po bie borë e dendur në prag të supersfidës mes Bayern dhe PSG në Champions League.

Për momentin nuk ka asnjë parashikim që ndeshja mund të shtyhet, por duhet thënë se ky i ftohtë mund të ndikojë jo pak në spektakël.

Video e publikuar nga faqja zyrtare e Bayern: