Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka shpallur gjendjen e emergjencës në këtë qytet për shkak të një stuhie dëbore që ka pushtuar Amerikën. Qyteti i Nju Jorkut duket për momentin më i godituri.

Të gjithë nju-jorkezët duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos bllokojnë rrugët, që duhet të jenë të lira për mjetet e emergjencës. Ne duhet të punojmë që qyteti të jetë sa më i sigurt”, tha De Blasio.

Për shkak të tufanit “Orlena”, më i forti i 5 viteve të fundit në Nju Jork, parashikohet që trashësia e dëborës të shkojë 45-60 centimetra. Të gjitha shkollat janë mbyllur dhe mësimi po bëhet online.

Për shkak të motit ekstrem janë pezulluar edhe të gjitha takimet për të kryer vaksinat anti-Covid. Që prej ditës së djeshme janë pezulluar edhe të gjitha fluturimet hyrëse e dalëse nga Nju Jorku.