Pekini është zgjuar sot i mbuluar një nga smog i verdhë. Kjo gjë ndodhi si pasojë e një stuhie rëre që ka mbërritur nga Mongolia dhe që ka “pushtuar” thuajse të gjithë Kinën.

Kjo stuhi rëre e ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë, deri në 1000 metra. Qeveria ka lëshuar alarmin, duke urdhëruar anullimin e të gjitha eventeve që kryhen në rrugë.

Për një periudhë 48 orë nuk do të kryhet asnjë event sportiv apo kulturor që zhvillohet në mjedis të hapur, ndërsa shkollat do të zhvillojnë mësim vetëm në klasa.

Jo vetëm kaq, por të gjithë personat me probleme shëndetësore, kryesisht ato të frymëmarrjes, të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, pasi cilësia e ajrit nuk është e mirë.