Suedia ka ndërprerë të gjitha pagesat e vaksinës anti-Covid të prodhuar nga kompania amerikane farmaceutike Pfizer, pasi ka kërkuar më shumë qartësi në lidhje me dozat e vaksinës që ndodhen në një flakon.

Sipas Pfizer, në një flakon ndodhen 6 doza të vaksinës, ndërkohë që më parë është menduar se ndodheshin 5 doza. Ndaj Stokholmi i ka kërkuar BE-së dhe Pfizer më shumë informacion në lidhje me nurmin e saktë të dozave.

Është e papranueshme. Nëse një vend merr një flakon me vetëm 5 doza, atëherë ka marrë më pak se sa ka paguar. I kemi thënë Pfizer se do të ndërpresim pagesat deri sa të sqarohemi për këtë çështje”, tha koordinatori suedez për vaksinat, Richard Bergstrom.