Suedia po planifikon të lëshojë një “pasaportë Covid” deri në verë kur, sipas qeverisë së Stokholmit, standardet ndërkombëtare janë vendosur – raporton The Guardian.

Dje ishte Danimarka që fliste për një “pasazh kurore”, një pasaportë elektronike që do të lehtësonte mbajtësit për të kryer një sërë aktivitetesh përfshirë udhëtimet, që do të aktivizohen deri në shkurt.

“Kur Suedia dhe vendet e tjera të fillojnë të rihapin kufijtë e tyre, çertifikatat e vaksinimit do të kërkohen në mënyrë që të udhëtojnë dhe të kryejnë veprimtari të tjera,” tha Ministri Suedez për Dixhitalizimin Anders Ygeman në një konferencë shtypi.