Artistja shqiptare, Loredana është një ndër reperet më të suksesshme të viteve të fundit në Shqipëri, por jo vetëm… Loredana është shumë aktive me projekte muzikore, me të cilat ka shënuar shumë suksese kohët e fundit, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me Noizun.
Nuk është aspak çudi që emri i saj të përmendet krah repereve më të njohura në botë. Së fundmi, reperja shqiptare ka postuar një fotografi në Instagram, ku shfaqen të renditura kanalet me të klikuara të repereve femra në YouTube.
Loredana është renditur krahas Doja Cat, Cardi B, Iggy Azalea dhe shumë repereve të tjera me famë botërore. Një sukses i merituar ky për artisten shqiptare, që ka qenë shumë aktive me projekte të suksesshme muzikore.
Reperja Loredana korri një tjetër sukses së fundmi me bashkëpunimin që pati ne reperin Noizy, me këngën e tyre që mori miliona klikime që në orët e para të publikimit.