Nga plumbat e kallas.hnikovit që u derdhën në drejtim të godinës së Top Channel mbeti i vd.ekur Pal Kola, 60-vjeçari i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira ekonomike. Fati nuk u tregua aspak i drejtë me Palin, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.
Varfëria ekstreme e Pal Kolës, u dëshmua edhe mbrëmjen e djeshme, ku pasi vdiq e vetmja monedhë që i ra të ndjerit në tokë ishin vetëm 5 lekë. Nga ajo çfarë përflitet për të ndjerin, thuhet se ai kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel. Çdo natë ai nisej nga Sharra duke ecur për kilometra të tërë deri sa të mbërrinte në punën ku gjeti vde.kjen.
Ai përballej gjithnjë me sfidën për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij madje sakrifikonte aq shumë sa punonte edhe për festat. Sipas fqinjëve, viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte.
Djali i tij jeton në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët të pa martuar. Njëra nga vajzat e divorcuar dhe ka një djalë. Pal Kola ishte me origjinë nga Puka dhe jetonte në Sharrë prej 25 vitesh.