Sulmuesi i Ajax-it, Klaas-Jan Huntelaar, shkruajti historinë e ekipit anglez. Ai u aktivizua në minutën e 89′ dhe shënoi dy gola. Holandezi kërkohet nga Schalke dhe me shumë mundësi do t’i bashkohet ekipit gjerman.

Schalke 04 ka shprehur interes për mua, ma kanë bërë të ditur një gjë të tillë. Kam folur edhe me drejtuesit e Ajax për këtë çështje. Është një zgjedhje e vështirë, pasi Schalke dhe Ajax janë dy klubet që dua më shumë.

“Rikthimi në Gjermani do të ishte një zgjidhje sentimentale, për të ndihmuar një skuadër që ndodhet në vështirësi. Ajax do të krijonte mundësinë të mbyllja karrierën më mirë, me trofe dhe kompeticione evropiane.

“Mendoj se Ajax do të më lërë të lirë të largohem drejt Schalkes. E di që Schalke interesohet për Huntelaar, ata ndodhen në vështirësi dhe Klaas-Jan është një ikonë për ta“, – tha trajneri i ekipit holandez.