Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë nga eventi më i madh kulturor dhe shumë i rëndësishëm në Prishtinë, “Sunny Hill Festival”, organizatorët po zbulojnë edhe detajet e fundit të aktivitetit.

Përmes një postimi në profilin zyrtar të festivalit në Instagram, organizatorët kanë bërë me dije edhe listën e artistëve që do të këndojnë në secilën prej katër netëve të festivalit. Pra, me kë do të nisë e me kë do të përfundojë Sunny Hill?

Do të jetë vetë super ylli botëror, ikona e këtij organizimi, Dua Lipa që do të hapë festivalin e do të performojë me datë 4 gusht. Krahas Duas, në skenë do të ngjiten emra si: Elvana Gjata, Yll Limani, Kida, Sytë, Art Lokaj etj.

Më 5 gusht, pra në natën e dytë do të performojnë artistët e njohur në botë si J balvin, Mahmood, Dhurata Dora, Azet&Zuna, Ghetto Geasy, Cozman, Onat, Emir Taha.

Sakaq, natën e tretë, më 6 gusht do të performojnë Skepta me AJ Tracey, MC Kresha & Lyrical Son, Ledri&Lumi B, Kamal, LLuni&Semi, Nush, Lekë e të tjerë emra.

Ndërsa në natën e fundit, që është edhe nata përmbyllëse do të performojnë Diplo, Regard, Burak Yeter, Romeo Blanco, Labi Ramaj, Jimpong, Art Haliti.

Sunny Hill Festival do të mbahet këtë vit për herë të parë edhe në Tiranë, në data 26-27-28 gusht, teksa ende nuk janë zbuluar se cilët këngëtarë do të performojnë.