Spanja ka siguruar finalen ne Lojërat Olimpike pasi ka mundur Japoninë 1-0 pas kohës shtesë.

Sfida e luajtur në Saitama Stadium është vendosur nga një magji e Asensio-s në minutën e 115-të.

Skuadra e De La Fuente do të ndeshet në finalen e 7 gushtit me Brazilin, ndërsa Japonia do të përballet me Meksikën për medaljen e bronzit.