Lazio ka arritur ta zhbllokojë shumë shpejt ndeshjen kundër Sampdoria-s, e vlefshme për javën e katërt të sezonit 2022/23 të Serisë A.

Ka qenë i përhershmi Ciro Immobile që ka shënuar për skuadrën e Maurizio Sarri-t dhe ka zhbllokuar takimin në minutën e 21-të.

Por merita më e madhe për golin i shkon mesfushorit Sergej Milinkovic-Savic, i cili ka dhënë një asist të jashtëzakonshëm.

VIDEO E ASISTIT DHE GOLIT

Në rast të një fitoreje sot, bardhekaltrit do të kapnin rivalët e Roma-s në kreun e renditjes së kampionatit italian.

Sampdoria, nga ana tjetër, është në kërkim të fitores së parë të kampionatit pas dy humbjeve dhe një barazimi të marrë në tri javët e para.