Paris Saint-Germain është kthyer në fushë mbrëmjen e sotme për ndeshjen e kampionatit në fushën e Nantes, e vlefshme për javën e gjashtë të Ligue 1.
Një sfidë që është zhbllokuar në minutën e shtatëmbëdhjetë nga një gol i mrekullueshëm i yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.
Sulmuesi ka marrë një asist nga Lionel Messi dhe ka mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje të bukur me të djathtën nga brenda zonës së rreptësisë.
Një gjest teknik ky që është duartrokitur edhe nga Neymar, i cili është lënë në stol nga trjaneri Galtier për ndeshjen e mbrëmjes së sotme.