Ajo mund të quhet me plot gojën “Super-shefja”, ose “shefja më e mirë në botë”, pas dhuratave të majme që u ka bërë stafit të saj.

Drejtuesja e kompanisë së të brendshmeve “Spanx”, Sara Blakely u ka dhuruar secilit anëtar të stafit të saj 10 mijë dollarë dhe dy bileta avioni të klasit të parë si shpërblim.

Vetë zotëruesja e kompanisë është bërë virale teksa lajmëron punonjësit e saj për bonusin në rrjete sociale duke thënë “Po rrotulloj një glob sepse për të festuar këtë moment i kam blerë secilit prej jush 2 bileta avioni në klasin e parë në çfarëdo vendi të botës. Nëse doni një udhëtim të shkurtër, darkë të këndshme apo një hotel të bukur, bashkë me këto bileta të klasit të parë për kudo në botë, merrni edhe 10.000 Dollarë”.

Më tej ajo shton “Ky është një moment i rëndësishëm për secilin prej jush dhe dua të ngre një dolli edhe për gratë që erdhën para meje dhe për të gjitha gratë në botë  që nuk e kanë këtë mundësi. Në një moment si ky, unë mendoj për mamanë dhe gjyshen time, pamundësitë dhe të gjitha gratë para tyre”.

Kompania e saj e të brendshmeve është një nga më të njohurat në botë dhe kap vlerën e 1.2 miliardë Dollarëve. Ky nuk është rasti i parë që të tilla gjeste ndodhin në kompani të mëdha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Blakely (@sarablakely)