Dusan Vlahovic po kthehet në një ekspert goditjesh dënimi. Pas golit të mrekullueshëm të shënuar fundjavën e kaluar kundër Roma-s, ylli i bardhezinjve është përsëritur.
Këtë herë e ka bërë kundër Spezia-s në ndeshjen e javës së katërt të Serisë A që po luhet në këto momente në Allianz Stadium.
Një gol pothuajse identik me atë të shënuar kundër skuadrës së Mourinho-s të shtunën e kaluar. Një goditje perfekte në trekëndësh.
Tifozët bardhezinj tani shpresojnë që ndeshja e sotme të ketë një fund më të mirë për skuadrën e tyre se ajo kundër Roma-s, e mbyllur në barazim.
VIDEO – GOLI I VLAHOVIC – VIDEO