Një superjaht 20 milionë sterlina, në pronësi të një shefi kompanie me vlerë më shumë se 400 milionë sterlina, është përfshirë nga flakët në brigjet e një ishulli spanjoll.

Anija 45 metra e gjatë Aria SF mori flakë të enjten pasdite në Cala Saona, në bregun perëndimor të ishullit Mesdhetar të Formentera, vetëm një muaj pasi iu dorëzua pronarit Paolo Scudieri.

Nëntë pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit ishin në bord në kohën kur shpërtheu zjarri dhe gjithashtu u shpëtuan të padëmtuar nga dy anije spanjolle të rojes bregdetare. Nuk është e qartë nëse Scudieri ishte një nga ata që shpëtoi.

Tymi i zi që shkaktoi zjarri mund të shihej deri në ishullin fqinj të Ibizës. Industrialisti i lindur në Napoli Z. Scudieri është kryetari i prodhuesit të komponentëve të brendshëm të makinave Gruppo Addler, i cili u themelua nga babai i tij Achille në 1956.

Superjahti që u përfshi nga flakët, i cili kishte një pishinë, pesë dhoma gjumi dhe një palestër, do të bënte debutimin e tij zyrtar në Festivalin e Jahteve në Kanë më vonë këtë vit.

Babai i katër fëmijëve Z. Scudieri, 62 vjeç, pasuria neto e të cilit vlerësohet në 500 milionë dollarë, është ambasadori i turizmit të Principatës së Monakos dhe është pjesë e bordit të Banco di Napoli.

Ai gjithashtu është diversifikuar në sektorin e ushqimit dhe kompania e tij Excellence Campane zotëron disa dyqane dhe restorante në Itali.